Tahiri: Rekomandimi pozitiv nga LIBE, dëshmi se Kosovës po i shpaguhen përpjekjet për fuqizimin e ligjit

Aktuale August 30, 2018 - 13:58
Lexo detajet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar pas miratimit për rekomandimin e liberalizimit të vizave nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), shkruan “Zëri.info”.

Tahiri me këtë rast ka thënë se tani qytetarët e Kosovës janë një hap para lëvizjes së lirë .

“Pas miratimit të rekomandimit për liberalizimin e vizave në Komitetin për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian, jemi edhe një hap më afër lëvizjes së lirë, për qytetarët tanë”, ka shkruar Tahiri.

LEXO EDHE: Hahn shpreson një vendim të shpejtë për viza

Tutje ai ka thënë që ky qëndrim konstruktiv i eurodeputetëve është dëshmi që Kosovës po i shpaguhet përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Ky qëndrim konstruktiv i europarlamentarëve, është dëshmi se Republikës së Kosovës janë duke iu shpaguar përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit. Nuk ka asnjë dilemë se efektet e ndryshimeve në Sektorin e Sundimit të Ligjit, kanë qenë vendimtare në këtë proces dhe do të jenë edhe më vendimtare në ndikimin e drejtpërdrejtë në përditshmërinë e qytetarëve tanë. Të gjithëve urime për këtë sukses të përbashkët!”, ka përfunduar ai. /ZËRI