Hahn shpreson një vendim të shpejtë për viza

Aktuale August 30, 2018 - 13:02
Lexo detajet

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn e ka cilësuar si një vendim shumë të rëndësishëm dhe pozitiv, miratimin e raportit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga komiteti LIBE, shkruan “Zëri.info”.

“Shpresoj për një vendim të shpejtë të favorshëm dhe të merituar”, ka shkruan Hahn në profilin e tij në Twitter.

LEXO EDHE: Deliu-Kodra: Miratimi i dokumentit nga LIBE, hap i rëndësishëm drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave

Sot Komiteti i Parlamentit Europian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar tutje në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. /ZËRI