Protestohet për personat e pagjetur

Aktuale August 30, 2018 - 12:56
Lexo detajet

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut është duke mbajtur marsh në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, raporton "Zëri.info" .

Marigona Shabiu kërkoi më shumë angazhim për çëshjen e të pagjeturve.

"Edhe pas dy dekadave familjarët e mbi 1600 personave po përballen me mohimin e së drejtës për te ditur të vërteten. Secili person i pagjetur ka një identitet, ata nuk janë numër por meritojnë respekt për ne. Ne kërkojmë te vërtetën për të gjithë trupat e pagjetur i bëjmë thirrje kryeministrit për të shtuar angazhimin e tyre për zgjidhjen e personave të pagjetur aq më shumë kur dialogu me Serbinë ka hyrë në fazën finale",tha ajo.

Ajo i bërë thirrje edhe presidentit Hashim Thaçi që çështja e të pagjeturve te diskutohet edhe në Bruksel.

LEXO EDHE: Dita Botërore e të Pagjeturve, në Kosovë edhe 1650 persona të zhdukur

Ndërsa, Gramos Berisha i mbijetuar i masakrës së Suharekës tha se shteti nuk ka punuar rreth kësaj çështje.

"Janë masakruar edhe pjesëtar të familjes time të ngushtë. 19 vite pas luftës mua dhe familjes time na mohohet e drejta për të ditur se ku janë familjarët tanë. Ne kërkojmë nga shteti që kjo çështje të kthehet në prioritet dhe te punohet për të pa kompromise. Çështja e personave të pagjetur përveç që nuk është futur në dialogun me Serbinë shteti ka dështuar ti mbështesë familjarët e pagjetur. Unë bëjë thirrje që të ngrisim zërin për personat e pagjetur", tha ai.

Në fund në një kuti që u la para Qeverisë u futën pankarta me emrat e të gjithë të zhdukurve. Kryeministër edhe sa kjo kuti do të jetë e mbushur plotë", tha ajo. /ZERI

Image

Image

Image

Image

 

Image

Image