Deliu-Kodra: Miratimi i dokumentit nga LIBE, hap i rëndësishëm drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave

Aktuale August 30, 2018 - 12:33
Lexo detajet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë që vendimi i Komisionit për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), është një hap i rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit për liberalizimin e vizave, shkruan “Zëri.info”.

Me këtë rast Deliu-Kodra ka thënë që pritet që shumë shpejt qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza të zonën Schengen.

LEXO EDHE: Avramopolus: Vendimi i Komitetit LIBE, dritë e gjelbër e fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ja postimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë ta ndaj me Ju lajmin për miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në Komisionin për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ( LIBE) të Parlamentit Evropian.

Ky miratim paraqet hap rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Tashmë, në aspektin procedural i hapet rrugë këtij procesi për miratim në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave, ku pas përfundimit të këtyre procedurave nënkupton lëvizjen e lirë për qytetarët tanë në vendet e zonës Shengen. /ZËRI