Avramopolus: Vendimi i Komitetit LIBE, dritë e gjelbër e fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale August 30, 2018 - 12:23
Lexo detajet

Komisioneri Evropian për çështje që lidhen me migracionin, Dimitri Avramoplous, ka mirëpritur vendimin e Komitetit LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovës, shkruan “Zëri.info”.

Përmes një postimi në “Twtter”, ai ka shkruar se pret që ky vendim së shpejti do të jetë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për lëvizje të lirë pa viza.

LEXO EDHE: Mogherini: Në takimin Thaçi-Vuçiq do të diskutohet për arritjen e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore

“Mirëseardhje për një dritë të gjelbër të fuqishme nga Komiteti LIBE për të filluar negociatat me Këshillin e Evropës  për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj se ky vendim së shpejti do të jetë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për lëvizje të lirë pa viza”, ka shkruar Avramopolus në  llogarinë e tij në Twitter. /ZËRI