Takimi i liderëve shtetëror sot në orën 14:30, ja për çka do të bisedohet

Aktuale August 30, 2018 - 11:44
Lexo detajet

Sot në orën 14: 30 do të mbahet takimi i liderëve shtetërorë në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ku do të bisedohet për zhvillimet politike në vend raporton “Zëri.info”.

 Këtë gjë për “Zërin” e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, i cili tha se do të flitet kryesisht për zhvillimet politike në vend.

“E konfirmoj që do të ndodh një takim në orën 14:30, tek presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Nuk kam informata se për çka do të jetë takimi, por sigurisht që do të bisedohet për zhvillimet aktuale në vend, dhe përmbushjen e agjendave shtetërore.”, tha Matoshi.

LEXO EDHE: Mogherini: Në takimin Thaçi-Vuçiq do të diskutohet për arritjen e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore

Ndërsa i pyetur për pjesëmarrjen e ambasadorin Greg Delawie në këtë takim, Matoshi ka thënë që nuk ka informata nëse edhe ai do të marr pjesë.

Ndryshe, sot në orët e sotme të mëngjesit është raportuar për një takim midis krerëve të shtetit, mirëpo u tha se i njëjti u shty për shkak të mungesës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Të pranishëm në këtë takim do të jenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi./ZERI