Murati tregon se çfarë humb e çfarë fiton Kosova me shkëmbimin e territoreve

Aktuale August 29, 2018 - 23:23
Lexo detajet

Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në “Facebook”, ka përmendur disa nga gjërat që Kosova mund të i fitojë por edhe disa të tjera që Kosova mund të i humb në rast të korrigjimit të kufijve me Serbinë, shkruan “Zëri.info”.

Sipas Muratit deklaratat se Kosova humb në rastin e ridefinimit të kufijve me Serbinë vetëm po shkaktojnë panik.

LEXO EDHE: Mogherini pret bisedime 'të vështira, por të mundura' mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel javën tjetër

Postimi i plotë i Muratit:

Po thonë me ridefinimin e kufijve, Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.

Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:

– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);

– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;

– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk është luajale me të.

– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.

E çka fiton Kosova:

– Fiton Kosovën Lindore

– Fiton funksionalitetin e shtetit

– Fiton sovranitetin e plotë.

– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.

– Fiton paqen e stabilitetin.

– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.

– Fiton mundësin për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim. /ZËRI