Edhe tri familje bëhen me shtëpi me ndihmën e Halil Kastratit

Aktuale August 29, 2018 - 21:50
Lexo detajet

Humanisti Halil Kastrati së bashku me shoqatën e tij humanitare “Jetimat e Ballkanit”, dhe me ndihmën e humanistëve tjerë, sot kanë bërë me shtëpi edhe tri familje të tjera në komunën Likovës, shkruan “Zëri.info”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Kastrati i cili ka publikuar edhe fotografi nga ndarja e çelësave për këto familje.

“Inaugurohen 3 shtëpi ne komunën e Likoves. Një ne fshatin Sllupqan. Një ne fshatin Hotell. Një ne fshatin Mateq. Familjet shtëpitë i gëzofshin. Bamirës Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati krahas fotografive. /ZËRI

Image

Image