Mblidhet AAK-ja, dalin me qëndrim kundër negocimit të kufijve

Aktuale August 29, 2018 - 21:18
Lexo detajet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dal kundër negocimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Zëri.info”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj njëherësh edhe anëtar i kësaj partie. Lekaj përmes një postimi në “Facebook”, ka rhënë se gjatë takimit të udhëheqjes së lartë të kësaj partie e ku ka marrë pjesë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj është rikonfirmuar qëndrimi se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm.

“Kufijtë e Kosovës nuk negociohen! Në takimin e udhëheqjes më të lartë të AAK-së, e ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Partisë, Ramush Haradinaj, njëzërit është rikonfirmuar qendrimi se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm dhe AAK e deputetët e saj janë në favor të çdo nisme, që është pro këtij qëndrim”, ka shkruar Lekaj.

LEXO EDHE: Krasniqi: Thaçi nuk ka mandat kushtetues për të biseduar për kufijtë e Kosovës

Tutje ai ka thënë se kjo parti është pro çdo nisme që ka qëllim të paprekshmërisë së kufijve të Kosovës.

“Ajo që do të jetë krejtësisht e papranueshme për ne si AAK, janë nismat që për qëllim mund të kenë përplasjet e kusuritjet personale ndaj përfaqësuesve politik e institucional, duke mos përjashtuar këtu as presidentin. Për hirë të informimit të opinionit publik, ne jemi pro çdo nisme që për qëllim ka paprekshmërinë e kufijve të Kosovës!”, ka përfunduar Lekaj./ZËRI