Vazhdon protesta për shkarkimin e kryeprokurorit

Aktuale August 29, 2018 - 18:41
Lexo detajet

Në qendër të Prishtinës është duke vazhduar protesta e shoqërisë civile ku po kërkohet veting për sistemin e gjyqësorit, pastrimi i listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lume, raporton “Zeri.info”.

Me parullat “Lumez ec”, “Pishpirik je vet”, “Populli kundër korrupsionit” e shumë të tjera ka vazhduar edhe sot protesta në kërkim të dorëheqjes  së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në hapje të protestës njëri nga organizatorët, Rron Gjinovci  pohoi se protesta është e organizuar nga populli dhe jo nga ndonjë person specifikisht.

“Kjo protestë organizohet nën patronatin e popullit të Kosovës dhe qëllimet i ka të qarta”, tha Gjinovci.

Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar të zyra e kryeprokurorit të Shtetit, ku u lëshuan incizimet e rastit “Pronto”, ku dëgjohen drejtuesit e PDK-së duke biseduar për “rehatimin” e kryeprokurorit të atëhershëm të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë tashmë kryeprokuror i Shtetit Aleksandër Lumezi .

Protesta po vazhdon nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit te Qeveria e Kosovës. /ZERI

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image