Apostolova kërkon të shtyhet miratimi i tri projektligjeve

Aktuale August 28, 2018 - 15:20
Lexo detajet

Tri projektligjet qe kanë të bëjnë me reformën e administratës publike janë shtyrë për mbledhjen e radhës së Qeverisë. Ky vendim është marrë pas kërkesës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë Natalyia Apostolova, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj: FSK-ja e gatshme për transformim

Kjo është konfirmuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ne mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Apostolova ka kërkuar që të shtyhet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura. /ZERI