Thaçi, nënave gjakovare: Ata që kanë kryer krime, kurrë nuk mund të kthehen në Kosovë

Aktuale August 28, 2018 - 10:21
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga nga nënat gjakovare tolerancë dhe mirëkuptim. Thaçi ka thënë se asnjëherë nuk do të harrojmë se çfarë kanë bërë vrasësit dhe kriminelët në Kosovë, shkruan “Zëri.info”.

Ai po ashtu ka siguruar ato se këta persona më kurrë nuk do të kthehen në Kosovë.

LEXO EDHE: Shqiptarët më së shumti në Evropë aplikuan për Lotarinë Amerikane

Postimi i plotë i tij

Me nënat gjakovare dhe të gjitha nënat kosovare e ndjej dhe ndaj dhembjen për humbjen e me të dashurave të tyre. I siguroj ato dhe gjithë nënat kosovare, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë. Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë. Ne nuk do të harrojmë kurrë çfarë kemi përjetuar. Me respektin më të madh ju thërras për tolerancë dhe mirëkuptim. Por, edhe në rast se ju veproni ndryshe, unë përsëri ju kuptoj dhe respektoj njësoj. Një nënë është nënë kudo në botë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Ajo ka nevojë të derdhë lotë dhe të vendosë lule pranë varrit të djalit, vajzës, burrit, motrës, mbesës apo nipit. Të njëjtën të drejtë e ka edhe një baba, një vëlla apo një motër. Secili ka të drejtë ta shuajë mallin dhe të shprehë dhembjen për më të dashurit e tij. /ZËRI