Deda: Kuvendi do ta hedhë poshtë idenë e Thaçit për kufijtë, prandaj po nervozohet Veseli

Aktuale August 27, 2018 - 23:21
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda përmes një postimi në “Facebook”, ka komentuar deklaratën e kryepralamentarit Kadri Veseli i cili e ka quajtur absurde dhe të panevojshme kërkesën e partive opozitare për seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë, shkruan “Zëri.info”.

Sipas Dedës kjo nervozë e Veselit dëshmon që Kuvendi me shumicë votash do ta hedh poshtë korrigjimin e kufijve me Serbinë.

“Nervoza e Kadri Veselit dëshmon që Kuvendi me një shumicë të madhe të votave do ta hedh poshtë “korigjimin”/ndarjen/këmbimin e territoreve. Ai mundet vetëm të vendosë a do ta përkrahë Thaçin me margaritarin e fundit të këtij të fundit që “nuk duhet të jemi të burgosur të kufijve të Jugosllavisë”, apo do ta mbrojë tërësinë territoriale të shtetit tonë”, ka shkruar Deda.

LEXO EDHE: Molliqaj: Veseli po e don një Kosovë ku vendosin ai, Thaçi e Vuçiqi, e jo kuvendi

Kjo kërkesë nga tri partitë opozitre, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate ka ardhur sot e që është kërkuar që kjo seancë të mbahet para takimit Thaci- Vuciq i cili do të zhvillohet me 7 shtator në Bruksel e ku pritet të diskutohet për kufijtë e te të dy shteteve. /ZËRI