Molliqaj: Veseli po e don një Kosovë ku vendosin ai, Thaçi e Vuçiqi, e jo kuvendi

Aktuale August 27, 2018 - 22:45
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veseli i cili përmes një postimi në “Facebook”, i ka quajtur absurde kërkesat e partive opozitare për seancë të jashtëzakonshme, shkruan “Zëri.info”.

Molliqaj ka shkruar se kjo deklaratë nga Veseli është bërë me mllef për opozitën.

LEXO EDHE: Veseli i quan dezinformata deklaratat e opozitës për dialogun, Ahmeti i kundërpërgjigjet ashpër atij

“Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit! Pra Kadri Veseli po e don një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli. Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Molliqaj.

 

Tri partitëe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate sot janë bashkuar me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme para takimit të presidentit, Hashim Thaçi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq i cili do të zhvillohet me 7 shtator në Bruksel. /ZËRI