Kryeministrja serbe: Jemi të gatshëm për marrëveshjen finale me Kosovën

Aktuale August 27, 2018 - 21:29
Lexo detajet

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Serbia është e gatshme që të normalizojë raportet me Prishtinën në një të ardhme të afërt.

Sipas saj, kjo marrëveshje përfundimtare duhet të sigurojë stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve, transmeton lajmi.net.

“Serbia është e gatshme të normalizojë raportet me Prishtinën dhe të arrijë një zgjidhje përfundimtare e cila do të siguronte stabilitet dhe siguri për qytetarët e të dy vendeve, por dekurajues është fakti që Prishtina nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Bërnabiq,

Këto komente Bërnabiq i bëri në takim me deputetin e Bundestagut, Johan Vadeful.

LEXO EDHE: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, Trump e Merkel flasin në telefon

Brnabiq po ashtu e cilësoi si shumë të rëndësishëm insistimin e Gjermanisë që marrëveshjet e Brukselit të implementohen me kohë nga palët.

Kujtojmë se shteti gjerman ka dalë hapur kundër ndryshimit të kufijve në regjion. Kancelarja Merkel ditë më parë deklaroi se në Ballkan nuk do të ketë ndryshim, apo shkëmbim të territoreve.