Hoxha: Këtë vit presim liberalizimin e vizave

Aktuale August 27, 2018 - 19:20
Lexo detajet

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Brendshme ka deklaruar se këtë vit pritet që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, shkruan “Zëri.info”.

 “Ne zotimet tona i kemi realizuar, duke shtuar përkushtimin në të gjitha nivelet, në pajtim me afatet që ta realizojmë me sukses fillimin e lëvizjes së lirë për qytetarët tanë.  Informimi i mirë, me të gjitha strukturat e qytetarëve tanë, në veçanti me të rinjtë tanë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të këtij procesi”, theksoi Ministrja Hoxha, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga ky institucion.

LEXO EDHE: Veseli: Me dezinformata, opozita po synon nxitjen e tensioneve

Ministrja Hoxha dhe Ministri Gashi u dakorduan se procesi i integrimit do fuqizuar, duke zbatuar zotimet e masave të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe reformat tjera në këtë proces, duke përafruar vendin me vlerat integruese. /ZËRI

Image