Hoti: Iniciativa e Thaçit për kufijtë, gjëja më e dëmshme që i ka ndodhur shtetit të Kosovës

Aktuale August 27, 2018 - 18:54
Lexo detajet

Iniciativa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh në raport me Serbinë, është gjëja më e dëmshme që i ka ndodhur Kosovës prejse është bërë shtet, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit, Thaçi s’ka të drejt kushtetuese për të dialoguar diçka të tillë dhe as nuk e ka mandatar kush.

“Askush nuk ka pritur që dikush ka guxim që përtej kompetencave kushtetuese të veproj . Nuk ka pasur mandat të ri për askënd për të dialoguar. Paraqitjet e presidentit të shtunën dhe të dielën kanë qenë jashtë çdo kompetence kushtetuese që ka presidenti i vendit”, ka deklaruar Hoti në Klan Kosova.

LEXO EDHE: “Demarkacioni mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton luftë”, Vulin i përgjigjet ashpër diplomatit britanik

Hoti ka treguar se LDK-ja, bashkë me partitë tjera opozitare do të nxjerrin një rezolutë që e ndalon presidentin të dialogojë për territorin e Kosovës.

“Ne kërkojmë edhe mbështetjen e grupeve të tjera që të thërrasim një seancë. Tërësia territoriale e Kosovës është e pandashme dhe askush nuk ka kompetenca ta negociojë këtë. Do formojmë një rezolutë që bën të qartë që Kosova është e paprekshme territorialisht. Sepse, kjo është gjëja më e dëmshme që i ka bërë dikush Kosovës si shtet. Gati asnjë parti politike nuk është në linjë me atë që po e thotë presidenti”.

Hoti ka falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate për gatishmërinë që kanë treguar për bashkëpunim në këtë situatë.

“I falënderojmë të dy grupet parlamentare VV e PSD që për pesë minuta kanë ofruar mbështetjen e plotë – edhe nënshkrimet edhe pajtimin për formatin e rezolutës.