Fisnik Ismaili e shqyen certifikatën e veteranit(foto)

Aktuale August 23, 2018 - 14:27
Lexo detajet

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili ka shqyer certifikatën e veteranit në shenjë kundërshtimi për numrin e madh të veteranëve të rrejshëm, shkruan “Zëri.info”.

Ismaili këtë fotografi e ka postuar në “Facebook”, e ku e ka përcjellë me një shkrim të gjatë ku ndër të tjerash ka shkruar “Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s'kemi çka lypim aty. Luftën s'e kemi bë as për mirënjohje, as për qertifikata, as për me fitue pare në emën të saj”

Ja postimi i plotë i Ismailit pa ndërhyrje:

Regjistrimi i veteranëve është bë dy herë. Herën e parë menjëherë mbas lufte, kur u pata kthye në Londër, edhe nuk u pata lodhë me aplikue, kur mora vesh se maca e kuca ishin ba veteranë.

Para 5 vjetësh u bë rishikimi i veteranëve, me komision, e me krejt procedurat e rregullta kishe, pikërisht për shkak të macave e kucave. Këtë herë aplikova, me shpresë se të paktën kjo vlerë e luftës nuk shkërrdhehet.

Por, edhe pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash.

Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s'kemi çka lypim aty. Luftën s'e kemi bë as për mirënjohje, as për qertifikata, as për me fitue pare në emën të saj.

Sot po e mbaj premtimin. Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot. /ZERI

Image