PSD kërkon seancë të jashtëzakonshme për kapjen e sistemit gjyqësor

Aktuale August 22, 2018 - 14:24
Lexo detajet

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi në një konferencë për media ka bërë thirrje për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në lidhje me rastin e fundit në drejtësi. Ai ka akuzuar kryeprokurorin Aleksandër Lumezin se ai është i kapur nga pushteti, raporton Zëri.info.

Sipas tij, sistemin e drejtësisë e ka kapur Klani Pronto.

"Është shumë indikative se si edhe kryeprokurori Alekdsandër Lumnezi, Kadri Veseli si dhe Ramush Haradinaj nuk merren me atë çfarë ka thënë prokurori Elez Blakaj. Pse nuk ka intervenu Aleksandër Lumezi te rasti i deputetëve tjerë kur janë thirr për dëshmitar por ka intervenuar te Kadri Veseli. Këtu krijohet hapësira për dyshime se Aleksandër Lumezi është i kapur nga pushteti si dhe sistemi i drejtësisë është i kapur nga Pronto", tha ai.

LEXO EDHE: Veseli: Unë kam qenë i pari që kam tërhequr vërejtje për veteranë, të përfundojnë hetimet

Ai tha se deklaratat e kryeministrit Haradinaj, kundrejt prokurorit Blakaj janë jo serioze.

Ndërsa, Natyra Kuqi anëtare e kryesisë së PSD-së tha se kryeparlamentari Kadri Veseli nuk mundet pa kryeprokurorin Aleksandët Lumezin. Sipas saj, sistemi gjyqësor është i kapur.

"Sistemi gjyqësor përbën një prej hallkave kyçe të shtetit të kapur. Aferat e tenderëve milionësh krimi i organizuar janë pasqyra e sistemin tonë gjyqësore.

Kadri Veseli dhe Adem Grabovci nuk munden pa prokurorin siç është Aleksandër Lumezi. Në Kosovë do të mund të kemi sistem të drejtësisë pasi të kemi nderuar sistemin politik. Për të pasur një sistem gjyqësor kërkohen edhe ndryshime politike", tha ajo.

Ajo bëri të ditur se PSD e mbështet nismën e qytetarëve dhe protestën e thirrur sot./Zëri/