Konjufca: Dorëheqja e Blakajt, shembull i kapjes së Kosovës

Aktuale August 22, 2018 - 13:22
Lexo detajet

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një konferencë të mbajtur sot për media i bëri thirrje opozitës dhe qytetarëve të Kosovës që të bëhen bashkë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe Aleksandër Lumezit, raporton "Zëri.info".

Ajo lexoi edhe shkrimin e prokurorit Elez Blakaj, përmes të cilit ai i kishte treguar arsyet të cilat e kishin shtyrë të largohej nga Kosova.

"Javën e kaluar kur dëgjuam për dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj, qytetarët dhe ne ishim hamendësuar për shkaqet e dorëheqjes së tij. Të gjithë e dinim se ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve. Të hënën ai shpalosi kërcënimet që e kishin detyruar të largohej nga Kosova. Letra e Blakaj është pasqyra që dëshmon atë se sistemi i drejtësisë është i kapur dhe në shërbim të mafisë në pushtet. Kosova nuk ka qeverisje por ka regjim. Në Kosovë dihet kush janë kapësit dhe të korruptuarit", tha ajo.

LEXO EDHE: Haradinaj i reagon Sylejman Selimit për numrin e ushtarëve të UÇK-së

Haxhiu tregoi se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje do të marrin pjesë sot në protestën e organizuar.

Ndërsa deputeti nga kjo parti, Glauk Konjufca tha se dorëheqja e Blakaj është shembull i kapjes së Kosovës.

Sipas tij, ato qe i ka thënë kryeministri Haradinaj, Blakajt ngjasojnë me telefonatat kërcënuese.

"Në Kosovë ekziston një terror i pushtetit mbi drejtësinë. Ata që janë kompetent për ta ndjekur krimin nuk mund ta kryejnë punën e tyre për shkak të politikës. Vetë fjalori i kryeministrit në emision televiziv dukej si ato telefonatat që i kishte marr Elez Blakaj nga kërcënuesit për të dhënë dorëheqje", tha ai.

Konjufca theksoi se nuk ka kuptim qe ti bëhet thirrje sistemit drejtësisë sepse sipas tij vetë prokurori Blakaj ka ikur nga Kosova sepse nuk ka pasur ku të ankohet.

“Kjo është fatkeqësi për vendin tonë. Sot do të ketë edhe një protestë. Sistemi i drejtësisë është i kapur”, ka thënë ai. /ZËRI