Deputetë me qindra mungesa në kuvend

Aktuale August 22, 2018 - 12:14
Lexo detajet

Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka mbajtur gjithsej 27 seanca. Nga këto 27 seanca, 20 prej tyre kanë vazhduar punimet në ditë të tjera, për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu ka bërë të ditur Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një analize të publikuar rreth kësaj çështjeje, raporton zeri.info.

Sipas raportit të KDI-së, vetëm gjatë këtij sesioni është regjistruar një numër i konsiderueshëm i mungesave të deputetëve.

LEXO EDHE: ‘Liberalizimi nuk finalizohet këtë vit, ndoshta vitin tjetër’

“Në total, numri i mungesave për këtë sesion është 836 mungesa. Secili nga 120 deputetët ka munguar mesatarisht rreth 7 herë në sesionin pranveror, ndërsa mesatarisht në secilën seancë (përfshirë vazhdimet) kanë munguar deri në 17 deputetë”, thuhet në këtë publikim./Zeri

Image