Thaçi kujton Bajram Rexhepin

Aktuale August 22, 2018 - 11:32
Lexo detajet

Sot bëhen një vit qysh kur u nda nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Me këtë rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se Rexhepi do të mbahet në mend si luftëtarë, për kulturë të lartë demokratike e për shpirt tolerant, shkruan “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Një vjet nga vdekja e Bajram Rexhepi

“Dje u bë një vit nga vdekja e ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, që prapa vete la një trashëgimi të pasur si humanist, doktor i luftës, lider politik, kryeministër dhe bartës i funksioneve të tjera të larta shtetërore. Ish kryeministri Bajram Rexhepi do të mbahet mend për kulturën e lartë demokratike, shpirtin tolerant, frymën fisnike dhe modestinë njerëzore, si vlera që i reflektoi dhe i shpërndau me të tjerët, qoftë para luftës, gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në kohën e rindërtimit të Kosovës. Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një profil politikani dhe burrështetasi si Bajram Rexhepi”, ka shkruar Thaçi. /ZËRI