Aktuale

Edhe Vuçiq kërkon mbështetjen e Rusisë për çështjen e Kosovës

Edhe Vuçiq kërkon mbështetjen e Rusisë për çështjen e Kosovës
21 gusht 2018 • 20 : 55

Lexo detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot mbështetja e Rusisë për shtetin e tij në raport me çështjen e Kosovës është shumë e nevojshme.

Sipas mediave atje, Vuçiq po planifikon që ta takojë dy herë presidentin Rus, Vladimir Putin në muajt e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

E në këto takime, tema kryesore e diskutimit pritet të jetë marrëveshja me Kosovën.

LEXO EDHE: Rusia i kërkon BE-së: Bëni më shumë presion Kosovës

“Ne po e presim atë. Ai ka premtuar që do të vijë. Pa Rusinë është e pamundur arritja e një marrëveshjeje me Kosovën”, është shprehur sot Vuçiq.

Këto komente Vuçiq i bëri në çeremoninë ushtarake ku Serbia mori dy aeroplanë ushtarakë MiG29 nga shteti rus.

E ngjashëm sot u shpreh edhe ministri i Jashtëm serb, Iviça Daçiq.

Ai në një takim me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, ka thënë se pa Rusinë, Serbia nuk do të jetë në gjendje t’i mbrojë interesat e saja kombëtare.

© zëri.info