Daçiq: Është e nevojshme mbështetja e Rusisë ndaj Serbisë në dialogun me Kosovën

Aktuale August 21, 2018 - 18:06
Lexo detajet

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se shqiptarët nuk po e kuptojnë që situata dhe bota kanë ndryshuar, prandaj po i kërkojnë të pamundurat në dialog.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Daçiq ka thënë se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi se ata nuk janë të gatshëm për kompromis, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Daçiq: Shqiptarët dëshirojnë të vijnë deri në Nish

Tutje, ai ka thënë se pa mbështjetjen e Rusisë, Serbia nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe integritetin territorial.

Ministri serb ka shtuar se mbështetja e Moskës është e nevojshme edhe në qoftë se ka një zgjidhje në dialogun me Prishtinën.

Përmes Lavrovit, Daçiq ka falënderuar presidentin rus, Vladimir Putin për përkrahjen e pakushtëzuar kur është fjala për interesat e Serbisë.