"Serbia merr MIG-at rus, shtohen tensionet në Ballkan"

Aktuale August 21, 2018 - 15:45
Lexo detajet

Agjencia amerikane AP njoftoi sot për marrjen e dy aeroplanëve MIG-29 nga Forcat Ajrore Serbe, me vlerësimin se blerja e armëve, pjesë e të cilave janë aeroplanët rusë, mund të nxisin tensionet në Ballkan dhe të rrisin ndikimin e Moskës në rajon.

Rusia ka furnizuar Serbinë me gjashtë MIG pa pagesë  dhe dy prej tyre që fluturuan sot, kanë kaluar procesin e remontit, ndërkohë që do të riparohen të gjithë aeroplanët rusë që do t’i kushtojnë Serbisë rreth 185 milionë euro.

Ndryshe, Në Aeroportin Batajnica të Beogradit është bërë pranimi solemn i dy aeroplanëve rusë MIG 29, të cilët Serbia i ka marrë nga Rusië, në prani të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Në ceremoni është bërë edhe fluturimi provues i aeroplanëve, të cilët muajve të fundit janë modernizuar dhe në tërësi në Serbi janë përgatitur për fluturim, njofton B92.

Vuçiq tha se sa nuk kishte qarë kur i kishte parë avionët të hynin në përdorimin operativ, njofton N1./Periskopi/