Njihuni me tetovarët që u nisën në Haxh me biçikletë

Aktuale August 21, 2018 - 11:53
Lexo detajet

Dy tetovarë Senad Idrizi dhe Amir Asllani, muaj më parë morën rrugë të gjatë për në Haxh pasi ata vendosën që atje të arrijnë vetëm duke udhëtuar me biçikleta.

Që të dy ishin përcjellur nga familjarët, shokët dhe miqtë e tyre, për në rrugën në vendin e shenjtë, transmeton Klan Kosova.

Rruga nga Tetova për në Mekë është 4.563 kilometra, ata gjithashtu kanë marrë mjetet e nevojshme për siguri gjatë rrugës si dhe kanë bërë kontrollet e nevojshme mjekësore para se të nisen për në vendet e shenjta Islame.

Kjo nuk është eksperienca e parë, më herët ata kanë udhëtuar me biçikleta edhe në Tiranë dhe Sarajevë.

Megjithatë të rinjve tetovarë të cilët ishin nisur për të realizuar pelegrinazhin në vendin e shenjtë Mekë, ishin detyruar të ndërprejnë rrugëtimin për shkak të refuzimit të vizave nga Arabia Saudite.

Por kjo nuk u zgjati shumë pasi më vonë ata pranuan vizat dhe realizuan udhëtimin e tyre por kësaj radhe jo me biçikletë, raportojnë mediat maqedonase, transmeton Klan Kosova.

Image