Temperaturat për ditën e sotme

Aktuale August 21, 2018 - 08:32
Lexo detajet!

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite mund të ketë reshje shiu.

Sipas parashikimeve të fundit, ditëve të fundit të muajit gusht, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, mund të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë duke sjellë reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri në 30C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet pak e lartë mbi vlera normale.