Tërnava: T’i lëmë anash inatet tona, që ta rregullojmë jetën

Aktuale August 21, 2018 - 08:03
Lexo detajet!

Besimtarët e fesë islame sot kremtojnë Festën e Kurban Bajramit, i njohur si Bajrami i Vogël. Namazi i Kurban Bajramit në Kosovë është falur në orën 06:25.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban – Bajramit, në Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava pas faljes së namazit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të saj, më lejoni t’ua uroj Festën e Kurban Bajramit. Duke iu drejtuar Allahut me lutje, të lëmë anash inatet dhe mospajtimet e të bëhemi bashkë, jo vetëm për të festuar por edhe për ta rregulluar jetën tonë. Urime Festa e Kurban Bajramit”, tha Tërnava. 

BIK-u ka njoftuar se do të organizojë pritje për këtë festë nga ora 09:00 deri në orën 12:00.