Abdixhiku i reagon Haradinajt, pasi e quajti Blakajn ‘hajn e pishpirik’

Aktuale August 20, 2018 - 22:49
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Ramush Haradinaj kundrejt ish-prokurorit special, Elez Blakaj. Haradinaj në një intervistë për media e ka quajtur Blakjn ‘hajn e pishpirik’, shkruan “Zëri.info”.

Abdixhiku ka thënë se kjo logjika e kapjes, duke ironizuar ka thënë se:“Ju që keni ikur në Bllacë, fëmijë, pleq, gra e burra – të gjithë ju 1 milionë shqiptarë të maltretuar e dëbuar – ju nuk keni të drejtë në këtë shtet. Ky shtet është veçse i yni”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Haradinaj e quan hajn prokurorin që përgatiti aktakuzën për veteranët

Ja postimi i tij:

LOGJIKA E KAPJES:

 

Ju që keni ikur në Bllacë, fëmijë, pleq, gra e burra - të gjithë ju 1 milionë shqiptarë të maltretuar e dëbuar - ju nuk keni të drejtë në këtë shtet. Ky shtet është veçse i yni!

 

Ju nuk keni të drejtë as të hetoni hajnitë, as të kërkoni drejtësi, as të vëni në pyetje krimet e mashtrimet. S’guxoni të bëni një gjë të tillë.

 

Ju nuk keni të drejtë të shkolloheni e bëheni një ditë prokurorë, as të edukoheni për gjyqtarë; ju keni të drejtë veç të paguani taksa - të cilat ua marrim më vonë. Herë 40 e herë 50 milionë. /ZËRI