Biznesmeni Ragip Mustafa bën me shtëpi një familje në Podujevë

Aktuale August 20, 2018 - 21:30
Lexo detajet

Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu përmes një postimi në "Facebook", ka bërë të ditur se biznismeni llapjan Ragip Mustafa njëherësh pronari i "Beni Dona", ka ndërtuar një shtëpi për një familje nevojtare në fshatin  Letanc, shkruan “Zëri.info”.

Këtë veprim Veliu  e ka bërë publik përmes një postimi në “Facebook”, ku ka publikuar edhe pamje gjatë dhurimit të çelësave për këtë familje.

LEXO EDHE: 12 familje hyjnë në shtëpi të reja para festës së Kurban Bajramit

Ja postimi i plotë i Veliut:

Jam i lumtur që në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, i dhuruam çelësat e shtëpisë së re familjes së Halim Blakçorit nga fshati Letanc. Kësaj familje i uroj shëndet e mbarësi dhe ta gëzojnë shtëpinë e re! Shtëpia për familjen Blakçori është ndërtuar nga afaristi llapjan Ragip Mustafa. /ZERI

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image