Liderët shtetëror urojnë para kohe festën e Kurban Bajramit

Aktuale August 20, 2018 - 21:05
Lexo detajet

Festa e Kurban Bajramit do të fillojë nesër me të u falur namazi i i Kurban Bajramit e ku më pas besimtarët mysliman janë të lirë të ia urojnë njëri tjetrit këtë festë, shkruan “Zëri.info”.

Por liderët kosovarë nuk kanë pritur ditën e nesërme për ta uruar këtë festë pasi që shumica e tyre këtë festë e kanë uruar sonte.

Ka qenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli disa nga liderët shtetëror që kanë uruar këtë festë.

LEXO EDHE: Haradinaj ia uron besimtarëve mysliman Kurban Bajramin

Thaci përmes këtij postimi ka uruar që në të gjitha familjet të mbizotëroj paqja, harmonia dhe uniteti.

“Të gjithë besimtarëve të besimit islam ua uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që mirësia, urtësia, harmonia, paqja dhe uniteti përherë të mbretërojnë në familjet tona dhe më gjerë, si vlera universale të njerëzimit”, ka shkruar Thaçi.

Të njëjtën gjë ka uruar edhe Ramush Haradinaj duke kërkuar unitetin për të mirën e përgjithshme.

LEXO EDHE: Presidenti uron sot Kurban Bajramin

“Në prag të festës së Kurban Bajramit ua përcjellë urimet më të përzemërta besimtarëve muslimanë në mbarë vendin. Kurban Bajrami në thelb e ka flijimin dhe kjo e bën këtë ditë më të veçantë për ne shqiptarët. Sakrifica jonë, si popull, për vlerat e lirisë dhe humanizmit, na mbajti bashkë ndër shekuj. Dhe tani, duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht t’ua shtrijmë dorën atyre në nevojë. Uroj që në Ditën e Sakrificës, ta ngrisim ndjenjën e respektit e zemërgjerësisë ndërmjet nesh dhe, së bashku, të jemi në shërbim të të mirës së përgjithshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Në anën tjetër zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli në emrin e tij dhe të partisë së cilën ai e udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar që shoqëria të udhëhiqet me ndjenjën e mirëkuptimit ndërfetar.

“Në prag të Festës së Kurban Bajramit, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, të Ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit Islam, duke dëshiruar që paqja, harmonia dhe gëzimi të mbizotërojnë në familjet tuaja. Kurban Bajrami është festa kur njerëzit shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit duke treguar kështu përkushtimin ndaj familjes, por edhe sakrificën, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë. Në këtë festë të veçantë, uroj që shoqëria jonë të udhëhiqet nga ndjenja e mirëkuptimit, harmonisë së mrekullueshme ndërfetare si dhe kultivimit të dashurisë njerëzore ndaj njëri tjetrit”, ka shkruar Pacolli.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj në këtë postim ka shkuar se në këtë festë gjithmonë kujtohen martirët dhe dëshmorët që sollën lirinë e Kosovës.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të rëndësishme dhe të veçantë. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati në familje. Festa e Kurban Bajramit ngërthen në vete mesazhin për paqe, solidaritet e mirëkuptim mes njerëzve. Në këtë ditë të veçantë ne kujtojmë me mburrje të madhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit tonë. Dëshmorët dhe martirët e të gjithë brezave janë gurthemeli i lirisë sonë”, ka shkruar Limaj. /ZËRI