Haradinaj e quan hajn prokurorin që përgatiti aktakuzën për veteranët

Aktuale August 20, 2018 - 19:45
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka sulmuar ashpër prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj. Ka thënë se ai ka ikur për mastër në SHBA dhe se nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve dikush që ka ikur në Bllacë.

Kryeministri Haradinaj e ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj.

LEXO EDHE: Aleksandër Lumezi: Elez Blakaj është frikacak, prokuror i dështuar dhe joprofesional

E ka quajtur hajn dhe pishpirik, që nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.

Ai në një intervistë në Interaktiv, nuk e ka pranuar se deklaratat e tij janë presion publik për këdo që mund të merret me këtë lëndë në të ardhmen, por ka bërë thirrje që të vërtetohet nëse ka pasur mashtrime.