Lushtaku: Te gjithë e dijnë se në luftë nuk ishin kaq ushtarë sa tash u bënë veteranë

Aktuale August 20, 2018 - 17:50
Lexo detajet

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka folur rreth listave të fryra të veteranëve, temë kjo që u riaktualizua, pasi ish-prokurori Elez Blakaj bëri gati aktakuzën për Komisionin që vlerësoi statusin e veteranëve.

Lushtaku thotë se nuk mund të dalin 60 veteranë nga lufta, dhe këtë e dinë të gjithë.

LEXO EDHE: Më në fund Elez Blakaj tregon arsyen e vërtetë të dorëheqjes

“Të gjithë e dinë se në luftë nuk kanë qenë aq ushtarë, sa u bënë veteranë”, ka thënë Lushtaku.

Pjesë e të akuzuarve sipas aktakuzës që ka lënë gati ish-prokurori, është edhe Nuredin Lushtaku, i cili për një kohë e kishte zëvendësuar si komandant Sami Lushtakun në Zonën e Drenicës