Behgjet Pacolli uron sot Kurban Bajramin

Aktuale August 20, 2018 - 16:58
Lexo detajet

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli në emrin e tij dhe të kësaj partie i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit, shkruan “Zëri.info”.

Pacolli këtë urim e ka dërguar për media e ku qytetarëve u dëshiron paqe, harmoni dhe gëzim në familjet e tyre.

LEXO EDHE: BIK tregon se kur falet namazi i Kurban Bajramit

Ky është urimi i plotë i tij:

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, të Ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit Islam, duke dëshiruar që paqja, harmonia dhe gëzimi të mbizotërojnë në familjet tuaja.

Kurban Bajrami është festa kur njerëzit shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit duke treguar kështu përkushtimin ndaj familjes, por edhe sakrificën, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë.

Në këtë festë të veçantë, uroj që shoqëria jonë të udhëhiqet nga ndjenja e mirëkuptimit, harmonisë së mrekullueshme ndërfetare si dhe kultivimit të dashurisë njerëzore ndaj njëri tjetrit. /ZERI