Aktuale

Kurti: Të nxjerrim mësim nga Bosnja dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin

Kurti: Të nxjerrim mësim nga Bosnja dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin
20 gusht 2018 • 10 : 42

Lexo tjera detaje

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë sot se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga rasti i Bosnjës.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se bonjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjës apo shkëmbimit territorial midis Serbisë e Kroacisë.

Ai tha se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjë kundër “Zajednicës”.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:

“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”.

© zëri.info