Kurtaj: Veteranët e rrejshëm të UÇK-së të hiqen nga listat

Aktuale August 20, 2018 - 10:06
Lexo tjera detaje

Njëri ndër ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hajrush Kurtaj ka thënë se të gjithë ata që veteranë të UÇK-së, që nuk kanë qenë në luftë nuk duhet të gëzojnë këtë epitet më të lartë të ndershmërisë dhe lavdisë së luftës së Kosovës së viteve 1998-1999.

Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe nuk mund të njolloset.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka qenë e pastër sado që dikush tenton të njollos dhe nuk ka mundësi që kjo luftë të njolloset. Në listat e veteranëve të luftës, ka lëshime, por besoj se edhe kjo do të sqarohet. Nuk ka mundësi që të fitojnë statusin e veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ata që nuk kanë qenë në luftë”, tha Kurtaj për RTK.