OKB dënon një vendim të Asamblesë së Republikës serbe të Bosnjes

Aktuale August 19, 2018 - 20:53

Zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë dënuar një vendim të Asamblesë Kombëtare të Republikës serbe në Bosnje-Hercegovinë, për të tërhequr miratimin e një raporti që pranon masakrën ndaj mijëra myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 2004.

Këshilltari i Posaçëm për parandalimin e genocidit, Adama Dieng, paralajmëron se vendimi përbën një hap prapa për Bosnje Hercegovinën.

Ai thotë se ky vendim minon sundimin e ligjit dhe përpjekjet për vendosjen e drejtësisë për viktimat e krimeve të kryera kundër popujve të të gjitha përkatësive ndëretnike gjatë Luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995.

I të njëjtit mendim është edhe Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra-ad Al Hussein.

Ai tha se ky vendim do të përkeqësojë retorikën përçarëse, nacionaliste, të prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje, që janë në plan të mbahen në tetor. Zëdhënësja e tij, Ravina Shamdasani, tha se ky vendim do të përbëjë pengesë ndaj përpjekjeve të pajtimit në mesin e komuniteteve të përçara të Bosnjes:

“Raporti i Komsionit për Masakrën e vitit 2004 në Srebrenicë arriti në përfundimin se nga data 10 deri më 19 korrik të vitit 1995, 7 mijë deri në 8 mijë boshnjakë figurojnë të zhdukur në rajonin e Srebrenicës. Në raport thuhet gjithashtu se më tepër se gjatë kësaj periudhe boshnjakë u u vranë rreth 1 mijë boshnjakë. Dy gjykata ndërkombëtare kanë arritur në përfundimin se masakra ndaj myslimanëve të Bosnjes përbën genocid,”- tha zonja Shamdasani.

Lufta në Bosnje dhe Herzegovinë shpërtheu pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që i vuri kundër njëri tjetrit banorët e këtij rajoni: serbët e Bosnjes, kroatët dhe myslimanët. Kur përfundoi konflikti në vitin 1995, ishin vrarë rreth 100,000 njerëz dhe më tepër se 2 milionë u zhvendosën, duke e shndërruar në konfliktin më shkatërrimtar në Europë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë Zeid e akuzon Paralmentin serb të Bosnjes për tërheqjen nga marrëveshja, me synimin për të fituar kapital politik në prag të zgjedhjeve të tetorit. Ai thotë se është i shqetësuar se kjo ka për t’i shtuar tensionet ekzistuese, ndarjet dhe msobesimin në vend.