Komuna e Prishtinës publikon rezultatet e kandidatëve për mësimdhënës

Aktuale August 19, 2018 - 18:15

Komuna e Prishtinës ka publikuar rezultatet e testit me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për mësimdhënie në institucionet edukative-arsimore.

Po ashtu, Komuna ka publikuar edhe oraret për intervistat me kandidatët që kanë konkurruar për pozitat: mësimdhënës për mësim klasor, për edukatore në IP/ShFMU dhe motër edukatore në IP.

Sipas Komunës, kandidatët e pakënaqur me rezultatet e testit me shkrim mund të paraqiten në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, Sektori i Burimeve Njerëzore, në afat prej tre ditësh nga data e publikimit, për të verifikuar rezultatin e testit.

Këtu mund ta gjeni listën e kandidatëve.