Kurti: Do të kërkojmë përgjegjësi nga Policia për diskriminimin ndaj grave

Aktuale August 19, 2018 - 15:55
Lexo detajet

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi nga policia për shpërfillje dhe diskriminim institucional ndaj grave.

Ai iu ka referuar rasteve të dhunës ndaj grave dhe raporteve për mbrojtjen selektive të policisë në këto raste.

LEXO EDHE: Vetëvendosje nxjerr vajzat në konferencë, të njëjtat kishin sulmuar policët me ngjyrë

“Dhuna ndaj grave e papranueshme, duhet luftuar përditë. Keqardhje e zemërim kur lexoj raportet që policia jonë është selektive në ofrimin e mbrojtjes. Shpërfillja e diskriminimi institucional ndaj grave duhet të marrë fund. Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të policisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.