Bekim Jashari zbulon të vërtetën për datëlindjen e Adem Jasharit

Aktuale August 19, 2018 - 14:11
Lexo detajet

Debatit mbi datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari sot ia vuri kapakun nipi i këtij të fundit Bekim Jashari përmes publikimit të dëshmive më zyrtare të mundshme, njofton Veriu.info

Bekim Jashari reagoi sot duke publikuar dokumentet më kredibile, duke i dhënë një përgjigje analistit Nexhmedin Spahiu i cili ishte i pari që kontestoi datëlindjen e Adem Jasharit.

Jashari i referohet Librit Amëz në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjes dhe vdekjes së dëshmorëvve dhe civilëve tjera në zyrën e Gjendjes Civile në Prekaz të Epërm, kurse sipas ofiqarit origjinali i tyre gjendet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Madje Jashari zbulon edhe një detaj tjetër shumë interesant që Adem Jashari fillimisht kishte emrin Fazli, të cilin ia kishte vendosur gjyshi i tij duke ja përtëri emrin e babait të vet. Por më vonë prindërit vendosën t;ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem pasi që të gjithë e thërrisnin vetëm Adem.

LEXO EDHE: Libri në të cilin shkruan se ditëlindja e Adem Jasharit nuk është më 28 nëntor

Sipas Jasharit të tillët e sojit të Nexhmedin Spahiut nuk kanë fakte por qëllime të rrezikshme.

Më poshtë gjeni të plotë shkrimin e Bekim Jasharit:

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush…

Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.
Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka.
Të tillët e sojit të Nexhmiut, mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qellime të rrezikshme.

Image

Image

Image