Kofi Annan pati vizituar kampin e kosovarëve në Kukës në vitin 1999

Aktuale August 18, 2018 - 15:00
Lexo detajet

Kofi Annan, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që fitoi çmimin Nobel për Paqen për punë humanitare, ka ndërruar jetë sot në moshën 80-vjeçare.

Annan ishte i pari afrikan i zi që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006.

Më vonë ai shërbeu si i dërguar special i OKB në Siri, duke u përpjekur që të gjendet një zgjidhje për konfliktin.

Annan vizitoi Shqipërinë në ditët e vështira të vitit 1999.

Më 20 maj të vitit 1999 ai ishte në Kukës, ku vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, kishte thënë ai.

Ai megjithatë kishte vlerësuar gjendjen e kampeve dhe mikpritjen që u rezervua për kosovarët.

“Kjo tregon butësinë e shpirtit njerëzor,” pati thënë ai.