Thaçi ngushëllon familjen Lumezi

Aktuale August 18, 2018 - 12:36
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e avokatit Nikë Lumezi i cili u nda dje nga jeta.

Thaçi ka thënë se Lumezi ishte njëri prej juristëve të parë kosovarë.

“Me rastin e vdekjes së Nikë Lumezit, njërit prej juristëve të parë kosovarë, i cili ushtroi funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në periudhën e paraluftës dhe pasluftës, u shpreh ngushëllime Aleksandër Lumezit, Kryeprokurit të Shtetit, dhe të gjithë familjarëve të tjerë të të ndjerit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.