Parashikimi i moti në Kosovë për sot dhe nesër

Aktuale August 18, 2018 - 08:51
Lexo detajet

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.