Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

Aktuale August 17, 2018 - 19:25
Lexo tjera detaje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj që u dorëhoq këtë javë.

 Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Twitter, ku ka thënë se sipas akuzës rezulton se vetëm 12 persona i kanë “shti 19 mijë veteranë të rrejshëm”.

LEXO EDHE: Ahmeti: Të ndalen 'aventurat' e Thaçit me kufijtë

 “E pamundur. Më shumë se 1,500 për person. Si duket mashtrimi dhe hajnia janë shumë më të thella. Pa i zbulu këto mashtrime, shtet serioz nuk do të bëhemi”, ka shkruar Ahmeti.