Thaçi flet për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale August 17, 2018 - 15:24
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se përfundimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Këto komente Thaçi i bëri përmes një postimi në Twitter.

“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, ka shkruar Thaçi.