Xhefer Tahiri nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i qytetit Norwalk të SHBA-së

Aktuale August 17, 2018 - 15:12
Lexo detajet

Në një ceremoni solemne ku krahas flamurit te SHBA është ngritur edhe flamuri i shtetit të Kosovës, qyteti i Norwalk në Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri titullin “Qytetar Nderi” dhe i është dhënë ‘Çelësi i Qytetit të Norwalk’ nga kryetari Tom Phillips.

 Ky titull i është akorduar kryetarit Tahiri me motivacionin për avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Iowa-së, konkretisht marrëdhënieve në mes të qytetit të Vushtrrisë dhe ati të Norwalk-ut.

Ndarjen e këtij titulli, në këtë ceremoni kryetari Tahiri e ka vlerësuar edhe për raportet shumë të mira mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan. “Ky është një nder i madh për mua dhe për qytetin e Vushtrrisë. Jam krenar për këtë çmim por edhe për raportet e shkëlqyera në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Do të punojmë që partneriteti ynë të jap rezultate konkrete”, ka deklaruar Tahiri me rastin e pranimit të titullit.

Tashmë dy studentë nga Vushtrria studiojnë në Iowa. Bashkëpunimi në mes të dy qyteteve do të fokusohet në arsim, zhvillim ekonomik dhe shkëmbime kulturore. /Veriu