Vuçiq: Millosheviqi e ka pasur Gazimestanin, ndërsa une do të bisdedojë me qytetarët

Aktuale August 17, 2018 - 14:58
Lexo detajet

“Në botë i keni ata të cilët e duan shumë paqen, i keni edhe ata të cilët e duan më pak paqen, ata i keni edhe këtu ne vendin tonë. Asgjë nuk është e re, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në pyetje të gazetarëve mbi situatën në të cilën gjendet vendi i tyre.

“Unë do të luftojë aq sa mundem. Dua të mbetet e shkruar në histori se kam provuar ta zgjidh këtë problem”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se është krenar për atë se pas tij do të mbetet një numër më i madh i qendrave klinike dhe e rrugëve, dhe që opozita nuk mund ta anashkalojë këtë fakt.

“Nuk dua ta rrënoj as rastin më të vogël që të arrihet deri te marrëveshja. Disa më pyetën sot në mëngjes: “Millosheviqi e ka pasur Gazimestanin (fjalimi famëkeq luftënxitës në vitin 1989), çfarë do të kesh ti Vuçiq, ta mbash Mitrovicën?” Unë do të bisedoj me qytetarët. Millosheviqi me siguri ka pasur qëllim të mirë, mirëpo ai u kthye në të kundërt, prandaj nuk mund të ketë merita historike”, ka vlerësuar kryetari serb duke theksuar se ardhmëria është më e rëndësishme edhe për serbët e Kosovës por edhe për gjithë Serbinë.

“Do ta shkruaj adresimin tim qysh nesër. Do të marrë vesh diçka më tepër pas bisedimeve në Bruksel, ka thënë Vuçiq.

“Ajo që do të them nesër në Kosovë shpresoj se në kuptimin të vlerës mund të vlejë edhe pas 50 apo 100 vjetësh, e jo që atë çfarë them ta hanë zgjedhjet e ardhshme apo ndonjë emision televiziv”, ka theksuar kryetari i Serbisë./Insajderi