Aktuale

Fjalimi i deputetës Bogujevci para se të arrestohet nga policia

Fjalimi i deputetës Bogujevci para se të arrestohet nga policia
17 gusht 2018 • 12 : 31 Foto: Driton Bublaku

Lexo detajet

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrave qendrore të Policisë së Kosovës në Prishtinë. LVV po e akuzon policinë se ka dështuar të ofrojë mbrojtje për gratë ndaj të cilave po ushtrohet dhunë në familje. Aktivistët e LVV-së kanë hedhur ngjyrë të kuqe në muret e objektit të policisë.

Deputetja Saranda Bogujevci tha me këtë rast se shteti ka dështuar të ofrojë mbrojtje për gruan dhe vajzën e saj që u vranë para një jave në Gjakovë.

LEXO EDHE: Arrestohet deputetja Saranda Bogujevci

“Prapa nesh mund të shihen edhe Njësia Speciale. Ku janë policia kur gratë po lajmëërojnë rastet dhe nuk intervevojnë. Policia nuk merr asnjë masë ndaj rasteve të dhunës ndaj grave, derisa dalin sot të na ndalojnë neve që po protesojnë. Gjithmonë mbrohen se nuk kanë kërkuar mbrojtje. Në momentin kur një grua lajmëron rastin se është kërcënuar me jetë, policia do të duhej të ndërmmerte masat e duhura konform ligjit”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa njëra prej aktivisteve të LVV-së tha se askush nga policia nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjen e Valbonës dhe vajzën e saj para një jave në Gjakovë.

“Edhe pse e ndjera kishte kërkuar ndihmë nga policia, kjo e fundit nuk kishte arritur të ofrojë mbrojtje për të. Policia e Kosovës i ka duart e lyera me gjak. Gjatë ditës së djeshme një oficer police ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. Neve nuk na bindin më komunikatat e Inspketortait të Policisë dhe zotimet e Presidentit se do të merren masa për hetimin e plotë të rastitnë Gjakovë”, ka thënë ajo. 

© zëri.info