Aktuale

Në Serbi dikush po i bënë gati fëmijët për luftë

Në Serbi dikush po i bënë gati fëmijët për luftë
16 gusht 2018 • 22 : 56

VIDEO

Në Serbi dikush po i bënë gati fëmijët për luftë. Madje, po organizon edhe kampe ku po trajnohen për përdorimin e armëve.

E siç raporton klankosova, vështirë se ndonjëri nga ta ka mbushur 18 vjet. Por pavarësisht kësaj, këta fëmijë dhe të rinj po mësohen se si të luftohet.

Diku në malet e Zlatiborit në Serbi ata mësojnë se si bëhen aksione dhe beteja të armatosura, e se kush është armiku i tyre nuk dihet. Por rregullat e trajnimit fushor janë strikte.

LEXO EDHE: 'Ky është rreziku që i kanoset Ballkanit nëse ndahet Kosova'

Bëhet fjalë për 10 vajza e 34 djem që janë pjesë e ushtrimit të thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës në Serbi.

Atyre u doli në ndihmë komuna e Zlatiborit ndërsa u tha se inspirimi iu erdhi nga rusët.

Pjesë e taktikave dhe strategjive të tyre të ushtrimeve janë edhe armët e gjata dhe revolet.

Ushtrimi kundërthënës do të vazhdojë deri në 18 gusht e autoritetet e sigurisë në Beograd nuk e kanë komentuar fare ngjarjen e Zlatiborit.

© zëri.info