Vuçiq po tenton të 'mashtrojë' perëndimin për shkëmbim të territoreve me Kosovën

Aktuale August 16, 2018 - 20:26
Lexoni më shumë detaje

“Vuçiq po bën lojëra me perëndimin karshi shkëmbimit të territoreve me Kosovën”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tani “konsultohet intensivisht” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, bëjnë të ditur burimet politike serbe për Danas.

Sipas burimeve të fjalë, zgjidhja më e përshtatshme dhe që ende mbetet shpresë për Serbinë është shkëmbimi i territoreve me Kosovën, nëse për Perëndimin ndarja mund të jetë e pranueshme që Beogradi ta marrë veriun e Kosovës dhe manastiret, transmeton lajmi.net.

“Këshilli Kombëtar Serb thekson se nuk është e nevojshme të pranohet asgjë më pak se shkëmbimi i territoreve me shqiptarët e Kosovës. Përshtypja është se Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë të qartë se ndarja e Kosovës ka gjasa të mbetet dëshira e dëshpëruar e Beogradit”, thonë bashkëbiseduesit për Danas.

Çdo herë sipas burimeve të medias serbe, Vuçiq kohen e fundit me qëllim po jep deklarata që janë të destinuara kryesisht nga perëndimi.

“Rrethanat aktuale në lidhje me çështjen e Kosovës janë jo në favor të Beogradit, sidomos pas deklaratave të përsëritura nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por është e mundur që Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë të Serbisë të paraqesin një situatë më të keqe se ajo që është, për të marrë leje nga Perëndimi për fazën tjetër të negociatave në Bruksel. Prandaj, nuk përjashtohet që edhe Vuçiq dhe presidenti i Kosovës në të ardhmen e afërt të shkojnë në Berlin për takim me Merkelin.”

Ndërsa për pretendimit e fundit të medieve pro-qeveritare se Vuçiq është i gatshëm të tërhiqet nga skena politike nëse qytetarët serbë nuk pranojnë marrëveshjen e tij eventuale që do të “zgjidhë problemin e Kosovës” me Thaçin.

“Është e mundur që pretendimet e tilla të bëhen në mënyrë që Vuçiq të dërgojë një mesazh tek Perëndimi se negociatat e Brukselit do të përfundojnë nëse nuk do të ofrohet një koncesion kuptimplotë për Beogradin. Por Merkel dhe zyrtarë të tjerë të vendeve perëndimore e dinë profilin psikologjik të Presidentit të Serbisë, dhe ata janë të vetëdijshëm për faktin se ai nuk do të lehtë të tërhiqet nga politika.”